Një fëmijë 7 vjeç ka vdekur mbrëmë në Gjakovë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha më tej se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku edhe ishte duke u trajtuar.
“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë”, tha Elezaj për Ballkanin.info.
Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion./Ballkani.info







