Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Hajvali, te lagjja 038 si pasojë e rrugës së rrëshqitshme.
Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet rruga e mbuluarë me borë si pasojë e mos mirëmbajtjës së rrugës nga Ministria e Infrastrukturës.
Mos pastrimi i rrugëve, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve nga vështirësia e qarkullimit pas reshjeve të borës, përcjell Ballkani.info.

Në fotografi shihet se edhe policia kanë dalë në vendngjarje, ndërsa qytetarë të shumtë janë ankuar nga mospastrimi i rrugëve kryesore nëpër komuna. /Ballkani.info/






