Një rrahje ndërmjet disa personave ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, respektivisht në Lagjen “Dardania” të këtij qyteti.
Sipas video që e ka siguruar Ballkani.info, disa persona shihet duke goditur njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është i zhveshur në pjesën e lartë.
Nuk dihen motivet e rrahjes, por kjo lagje është shumë e populluar. Aty gjenden edhe shumë lokale dhe ka qarkullim të madh të qytetarëve. /Ballkani.info/
loading…







