Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja ka thyer krahun.
Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother.
Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’ e duke dashur të kalojë në anën tjetër, rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun.
Banorët e tjerë fillimisht nuk e besuan mirëpo më pas u ngritën për ta ndihmuar.
Teksa rrotullohet sipër një jastyku të madh Einxhel rrëzohet dhe ulëret se ka thyer krahun.
Rrëzimi i saj shkaktoi mjaft të qeshura tek banorët.







