Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së sotme ndërsa polici  është i nacionalitet shqiptar.

Burime të Ballkani.info thonë se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer para stacionit policor në Ranillug.

Aktin polici e ka kryer me armë zyrtare.

Në lidhje me këtë rast Ballkani.info po pret edhe përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por nuk e kanë hapur telefonin.