LAJMI I FUNDIT: Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë në Leposaviq (Emrat)

Duket që Serbia dhe struktura të këtij shteti në veri të Kosovës, nuk e kanë ndërmend të pajtohen me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ata po tentojnë që të krijojnë situata destabilizuese në momentin e votimit të ushtrisë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Pasi që ndërmorrën aksionin për ta mbushur veriun e Mitrovicës me flamuj serbë, tashmë në Leposaviq janë parë edhe pjesëtarë të xhandarmerisë serbe.

Burime të Ballkani.info thonë se disa pjesëtarë të xhandarmerisë serbe nga Leposaviqi, që punojnë në Kralevë, janë para pak minuta më parë në Leposaviq në rroba civile.

“Disa nga ta janë identifikuar dhe ata janë Milan Cvetkoviq, Nevojsha Lazoviq dhe Sërgjan Lazoviq”, thonë burimet e Ballkani.info në veriun e Kosovës.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, Ballkani.info raportoi edhe për një provokim tjerër.

Një serb i identifikuar si Nemanja Joksimoviq, ka ngjitur në Urën e Ibrit në Mitrovicë një të ashtuquajtur pamflet kinse ju bëhet thirrje shqiptarëve për mobilizim.

Në këtë pamflet thuhet se kjo është pikënisje e ngritjes së vëmendjes për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Aty bëhet thirrje për organizim të shqiptarëve nga fshatrat e veriut, si dhe komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut. /Ballkani.info/