Lajmi i Fundit: PDK dërgon në Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes në vetëm një orë e gjysmë

Deputetja e PDK-së Besa Ismaili sapo e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për të kufizuar në vetëm një orë e gjysmë lëvizjen e qytetarëve.

Kjo parti ka kontestuar këtë vendim të MSh-së që në ditët e para të saj kur është marrë, duke e cilësuar si antikushtuese dhe që cenon të drejtën elementare të njeriut për të lëvizur lirshëm.

Ditë më parë përmes një komunikate PDK ka thënë se “është e alarmuar nga vendimi i fundit i Qeverisë së shkarkuar Kurti, që ka zgjedhur mos ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke ndërmarrë një vendim që bën të njëjtën shkelje, për të cilën është shprehur kjo gjykatë”.

“Derisa qytetarët janë duke respektuar këshillat e profesionistëve shëndetësorë, Qeveria në ikje, e kapluar nga paniku i përkeqësimit të situatës pandemike, pa reshtur, po vazhdon shkeljet ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Më poshtë ju sjellim pamje :