LAJMI I FUNDIT / Pantina: Fqinja ime 27-vjeçare vdiq nga Covid-19

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina ka njoftuar se një fqinje e saj e moshës 27-vjeçare, ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së saj, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar që të marrin sa më parë vaksinën kundër Covid-19.

“Sot edhe nje fqinje i lagjes sime ne Prishtine, nje 27 vjeqar, kishte humbe jeten nga Covid 19. Familjes e miqeve te tij ngushellimet me te sinqerta. Lutja ime per secilin qe nuk eshte vaksinuar deri me tani eshte VAKSINOHUNI dhe patjeter mbani maskat sidomos ne ambiente te mbyllura”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.