Në Qendrën e Numërimit të Votave në KQZ është duke vazhduar numërimi i 63 mijë votave të ardhura me postë nga diaspora.

Në freskimin e ri të KQZ-së, nga 23.40 për qind apo 44 vendvotimeve nga gjithsej 188, VV-ja prin me 5970 vota apo 49.30%, raporton Ballkani.info.

Në vendin e dytë është LDK-ja me 3535 vota apo 29.19 për qind. E treta renditet PDK me 980 vota apo 8.09%, kurse pas saj është AAK-ja me 710 vota apo 5.86 për qind. /Ballkani.info/