Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia e Kosovës për Ballkani.info.
Sipas përgjigjës së policisë, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit (i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Ballkani.info merr vesh se i vrari është A.K., 52-vjeçar dhe dyshohet se është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij. /Ballkani.info/







