LAJMI I FUNDIT: Një shpërthim i tretë i fuqishëm në Kabul

Një shpërthim i ri tronditi kryeqytetin afgan Kabul, disa orë pas një shpërthimi kamikaz të dyfishtë në aeroport, i pretenduar nga grupi xhihadist Shteti Islamik.

Shkaqet e shpërthimit mbetën të panjohura për momentin, veçanërisht për mungesën e komunikimit nga administrata afgane, që u ndalua nga talebanët më 15 gusht.

ISIS mori, pak më herët, përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të pasdites pranë aeroportit të Kabulit, ku perëndimorët vazhduan evakuimin masiv të të huajve dhe afganëve, raporton ATSh.

Uashingtoni njoftoi vdekjen e 12 ushtarëve amerikanë në aeroport, ndërsa 15 të tjerë u plagosën.

SHBA, që pret që sulmet e ISIS -it “të vazhdojnë”, ka kërcënuar grupin xhihadist me hakmarrje.

Uashingtoni njoftoi, gjithashtu, vazhdimin e evakuimeve.