LAJMI I FUNDIT: Një roje 61 vjeçar i Qendrës së Mjekësisë Familjare vdes në vendin e punës (FOTO)

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës janë parë sonte në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Kjo rrugë gjendet në lagjen Kolovicë, afër rrugës që dërgon për në Gërmi.

Burime të Ballkani.info brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dyshohet se roja 61 vjeçar i kësaj Qendre ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Ballkani.info ka siguruar fotografi nga kjo rrugë e cila po ashtu është e mbyllur për qarkullim.

Po ashtu në vendin e ngjarjes është parë është një furgon i Forenzikës, Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ballkani.info së shpejti do t’ju sjellë informacione të detajuara…