LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Një person plagoset në Prishtinë, policia jep detaje

Në rrugën ‘Isa Kastrati’ para pak minutash është plagosur një person.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim.