LAJMI I FUNDIT: Një i arrestuar për dy të vrarët në Pejë

Personi i cili përfundoi i plagosur nga rasti i vrasjes së dyfishtë në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në facebook.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Deri tani bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.