LAJMI I FUNDIT: Një 4 vjeçar goditet nga vetura në Podujevë

Një fëmijë është goditur sot nga një veturë në qendër të Podujevës.

Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, e ka konfirmuar lajmin për Ballkani.info.

Flora Ahmeti, zëdhënëse, ka thënë se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës rreth 4 vjeç dhe se gjendja e tij është e rëndë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Fëmija është dërguar tashmë në QKUK. /Ballkani.info/

loading…