LAJMI I FUNDIT: Nesër masat e reja, ndryshon ora policore, dhe lajm i mirë për këtë kategori

Nga nesër në Kosovë pritet të ketë masa të reja karshi situatës pandemike në vend.

Paralajmërimin për këtë e kishte dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi që kishte me Bordin këshilldhënës.

Burime mësojnë se nesër Kosova do të njihet me masat e reja. Media mëson se do të ketë ndryshim të orarit të qarkullimit.

Po ashtu, burime të sigurta të Indeks bëjnë të ditur se do të ketë lajme të mira edhe për gastronominë, ku parashihet zgjatja e orarit të punës.

Media mëson se masat e reja do të rikthejnë funksionimin e tregjeve të kafshëve dhe të makinave.

Zemaj ka paralajmëruar se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.