LAJMI I FUNDIT: Nëna plagos mësuesen në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë është plagosur sot rreth orës 10 të mëngjesit.

Dyshohet se një nënë ka plagosur mësuesen.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Ballkani.info drejtoresha e kësaj shkolle,Shpresa Çitaku e cila tha se kjo ka ndodhur brenda shkollës por nuk ka dhënë detaje tjera.

“Po sot ka ndodhur incidenti brenda objektit të shkollës rreth orës 10 në mëngjes ku është plagosur një mësuese e kësaj shkolle nga një nënë”, ka thënë për Ballkani.info Çitaku.