LAJMI I FUNDIT: Në Shqipëri arrijnë edhe 8190 vaksina nga Pfizeri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka njoftuar se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8190 vaksina nga Pfizeri.

“8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, ka shkruar Rama, raporton Ballkani.info.

Deri më tash Shqipëria ka vaksinuar mbi 400 mijë qytetarë me vaksinat antiCOVID. /Ballkani.info/