Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sapo ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës.

Telekomit i ishin bllokuar llogaritë pasi që përmbaruesi kishte dhënë urdhër që të ekzekutoheshin pagesat për Dardafone në vlerë mbi 26 milionë euro.

Postimi i plotë i Kuçit:

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.

U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.