LAJMI I FUNDIT: Mësohen detaje se si vdiq Fadil Syleviqi

Ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.

Burimet e Indeksit brenda policisë kanë thënë se trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës.

Syleviqi ka pësuar sulm në zemër në një lokacion në mes Matiqanit e Badovcit.

Ai ka qenë duke ecur me një djalë të axhës së vet kur ka vdekur.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë, shkruan Ballkani.info.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.