Tashmë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit. Sipas KQZ-së, deri sot janë numëruar afërisht 80 për qind të votave.

Ballkani.info ka arritur të mësojë se dy kandidatët nder më të votuat të Lëvizjes Vetëvendosjes, janë Mefail Bajqinovci dhe këngëtarja Edona Llalloshi.

Sipas burimeve tona, Mefi deri më tash ka arritur të sigurojë mbi 25 mijë vota, kurse Edona Llaloshi mbi 33 mijë vota.

Rezultatet përfundimtare të të gjithë kandidatëve të deputetëve pritet të kompletohet brenda 8-10 ditësh maksimalisht. /Ballkani.info/