Komsomolskaya Pravda, një tabloid i kontrolluar nga Krimelini, respektivisht nga Vladimir Putini, sonte e ka publikuar një informacion tepër të rëndësishëm për luftën në Ukrainë. Ky lajm, që duket se është një rrjedhje e informacionit, thotë se duke iu referuar ministrisë ruse të Mbrojtjes, deri më tash në Ukrainë janë vrarë 9861 ushtarë rusë, shkruan Ballkani.info.

Sipas këtij raportimi, në luftimet gati një mujore kanë mbetur të plagosur edhe 16 mijë e 153 ushtarë.
Raportimi i fundit zyrtar i Rusisë për vdekjen e ushtarëve në fushëbetejat e Ukrainë ka qenë më 2 mars, ku pranohej se ishin vrarë 498 ushtarë.

Në anën tjetër, forcat ukrainase kanë raportuar dhe se tashmë ishin mbi 15 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe mijëra pajisje ushtarake të shkatërruar. /Ballkani.info/







