Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar ekskluzivisht për Mediafokus.info se të dielën do të arrihet marrëveshja.

“Të hënën duhet me shku me e zgjedh Qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”, ka thënë Haziri për Mediafokos.info.

Gjatë ditës, u raportua se Glauk Konjufca do të jap dorëheqje si pjesë e marrëveshjes LDK-Vetëvendosje për bashkëqeverisje dhe në krye të Kuvendit do të vije Vjosa Osmani.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës para një muaji, ku pos deputetëve të Vetëvendosjes, u votua edhe nga ata të LDK’së.

Raportimi i Ballkani.info:

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Ashtu siç raportoi më herët Ballkani.info, Glauk Konjufca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pozitën e kryeparlamentarit pritet ta merr Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së. Ajo do të jetë kryetare me mandat të plotë, pa rotacion.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin Këshillët Drejtuese dhe ta vulon marrëveshje në mënyrë që të hënën në Kuvend të shkohet me vota të dy partive.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Burimete Ballkani.info thonë se ky ka qenë kompromisi i LDK-së, që tash mos të zotohet VV-ja për presidentin. Ky komporomis e ka nxitur lëshimin e VV-së për kryeparlamentarin.