Liridon Leci sonte e ka bërë të ditur tërë historinë e tij të mungesës dhe mos paraqitjes për Dritën e Gjilanit.

Ai ka treguar se ka pasur telashe me trajnerin Ardian Nuhiun dhe se nuk ka qenë i lënduar, duke shtuar se problemet kanë nisur në stërvitje dhe se më pas përplasja ka vazhduar, transmeton Ballkani.info.

“Në një stërvitje me ka marrë pancirin dhe më që nga ajo kohë nuk me ka ftuar për të luajtur. Nuk e di arsyen, e din trajneri. Dhe pasi që kam kërkuar sqarim nga ai, më ka thënë se në tri ndeshjet e ardhshme nuk do të jem në formacion. Kjo me ka prekur shumë dhe kam kërkuar sqarim nga drejtori Valon Zymeri. Edhe ai ka vepruar njëjtë, sepse janë shokë me Ardian Nuhiun”, ka thënë Leci për KTV-në.

Tutje ai ka thënë që nga sot ai më nuk është pjesë e Dritës.

Drita aktualisht është lidere e Superligës, me një pikë më shumë se Gjilani dhe dy më shumë sesa Ballkani kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro të Superligës. /Ballkani.info/