LAJMI I FUNDIT: LDK dhe Qeveria Hoti i fusin duart në polici, shkarkojnë dhjetëra zyrtarë të lartë

Daut Haradinaj sonte e ka dhënë një lajm alarmues. Ai ka thënë se me ndërhyrjen e LDK-së, respektivisht qeverisë në largim në krye me Avdullah Hotin, janë shkarkuar ose u kanë ndërruar pozitat dhjetëra zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës.

“Kjo që po me informojnë tash është tepër shqetësuese, sepse partitë nuk duhet t’i fusin duart në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, Kosova e ka policinë dhe ushtrinë më të mirë jo vetëm në rajon, por edhe me gjëra.

Ai po ashtu e ka lavdëruar edhe Agjencinë kosovare të Inteligjencës, duke thënë se ka qenë gabim edhe shkarkimi i kreut të AKI-së.

“Shkarkimi i shefit të AKI-së dhe të tjerëve si në dogana, janë bërë njëanshëm dhe pa konsultim me neve. Drejtori I AKI-së nuk është dashur të shkrakohet ose të tregohet pse po shkarkohet, pastaj shefi i policisë ose doganave me u shkarku për tri ditë, nuk bën”, ka thënë Haradinaj në RTK. /Ballkani.info/