Përfaqësuesi Special

Lajmi i fundit! Lajçak dhe Mustafa ia japin vulën rifillimit të dialogut me Serbinë, i pari e falenderon kreun e LDK-së

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar Isa Mustafën për siç citon ai një “bisedë konstruktive për situatën aktuale politike”.

Lajçak thotë se ai dhe Mustafa u pajtuan për priorietin sa i përket rifllimit të dialogut, i cili sipas tij duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin për të hyrë në Evropë.

Vlen të theksohet se Lajcak ka dalur kundër idesë së korrigjimit të kufijve, duke thënë se s’është fare në agjendën e tij dhe se kjo nuk i kontribuon stabilitetit të rajonit.

Postimi i plotë:

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, situatës rreth # COVID19 dhe pritjet e ardhshme për Kosovën. U pajtuam në lidhje me prioritetet e rifillimit të Dialogut. Kjo duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin e përparimit në rrugën e tyre evropiane.”