LAJMI I FUNDIT: Ky është polici i Njësisë Speciale që plagosi dy persona sot në Mramor

I dyshuar kryesor për plagosjen e dy personave është një zyrtar policor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, por duke mos dhënë detaje të tjera.

Indeksonline ka publikuar emrin e policit dhe ai është Shefket Emini – i cili i përket komunitetit goran.

Siç pohojnë burimet tona, ai është pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës.

Deri më tani arsyet që çuan në këtë plagosje janë të panjohura, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Në raportimet e mëparshme të Indeksonline është bërë e ditur se polici ka shtënë mbi dy personat derisa të njëjtit ishin në një motoçikletë.