Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar mbajtjen e seancës plenare për votimin e qeverisë.

Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht kërkesën e Kurtit drejtuar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, që kjo seancë të mbahet më 3 shkurt.

Ndonëse sipas afatit kushtetues Kurti ka kohë deri më 4 shkurt t’ia prezantojë Kuvendit kabinetin qeveritarë, ky i fundit ka vendosur që këtë ta bëjë një ditë më herët.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin bashkqeverisës.

Burime brenda LDK-së kanë bërë me dije se ata nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim me Lëvizjen Vetëvendosje.

E kërkesa e Kurtit do të shqyrtohet nesër nga Kryesia e Kuvendit, e cila e ka caktuar mbledhjen për në ora 9. /Ballkani.info/