Katër policët e njësisë speciale që u suspenduan pse kishin komentuar në një grup privat zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar Kuvendi, janë kthyer në punë.

Është vërtetuar që veprimet e katër zyrtarëve policorë, nuk kanë përberë shkelje ligjore.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi ishin policët e suspenduar.

Samit Hoti (në foto) ishte përballur me bandat serbe në Zveçan gjatë trazirave pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në veri. /Ballkani.info/