LAJMI I FUNDIT: “Kryesia e Ngushtë” e LDK-së, sot nga ora 13:00 pritet të vendos për emrin e kandidatit për Kryeministër

Kryesia e Ngushtë e Lidhjes Demorkatike të Kosovës sot pritet të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot, në ora 13:00 pritet që Kryesia e ngushtë e LDK-së të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha 

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia jap LDK-së.

Ai ka shkruar dje se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për ti shërbyer popullit.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.