LAJMI I FUNDIT: Konfirmohet numri i të lënduarve nga sulmi me raketa në Irak

Tetë raketa të tipit Katysha kanë goditur bazën amerikane Balad në provincën Salah al-Din në Irak.

Baza gjendet 80 kilometra larg kryeqytetit të Bagdadit.

Pesë raketa kanë goditur bazën ndërsa tre të tjerat pistën ajrore në këtë bazë.

Si rezultat i kësaj katër persona janë lënduar, duke përfshirë dy oficerë të sigurisë. Të gjithë të lënduarit janë të irakian.

Ende nuk ka raportime nëse është lënduar ndonjë pjesëtar i ushtrisë amerikane.