Lajmi i fundit! Këto janë masat e reja që hyjnë në fuqi nga sonte në Kosovë, 18 qytete në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për masat e reja që ka marrë, e që do të hyjnë në fuqi nga nata e sotme.

Vazhdon ndarja e qyteteve në ngjyrat kuq, verdhë e gjelbër sipas rrezikshmërisë, shkruan Ballkanani.info

18 qytete janë në atë që quhet zona e kuqe apo rrezikshmëri e lartë. Për më shumë shihni postimin e plotë të MSH-së:

Njoftim nga Ministria e ShëndetësisëPrishtinë, 20 nëntor 2020Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.🔴Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zonë janë 18 komuna:Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.🟡Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zona janë 14 komuna:Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.🟢Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.