LAJMI I FUNDIT: Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë. Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare.

loading…