Iranianët konfirmojnë sulmin ndaj bazës amerikane në Katar

Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar fillimin e operacionit të Iranit “Lajmi i Mirë i Fitores” kundër forcave amerikane në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, raporton Iran International, transmeton Ballkani.info.

Interceptions seen over the Qatari capital of Doha, following the launch of several ballistic missiles by Iran against U.S. Al Udeid Air Base. pic.twitter.com/tnhE1mio72

— OSINTdefender (@sentdefender) June 23, 2025

Sky News: Shpërthime janë dëgjuar mbi kryeqytetin e Katarit

Sky News ka njoftuar se shpërthime po dëgjohen aktualisht mbi kryeqytetin e Katarit.

Sipas tyre, agjencia e lajmeve Reuters raportoi për një sërë shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit.

NOW: Doha, Qatar. pic.twitter.com/0KTXHMZUJt

— Clash Report (@clashreport) June 23, 2025

Të njëjtën gjë ka mësuar edhe Axios, i cili pretendon se 6 raketa balistike janë lëshuar nga Irani në drejtim të Katarit. Siç kanë bërë të ditur ata, lajmin ua ka konfirmuar një zyrtar izraelit.

BBC raporton të njëjtin informacion, duke cituar Reuters dhe AFP. /Ballkani.info/