LAJMI I FUNDIT! Infermieri i QKUK-së jep dorëheqje pas grevës 1 mujore, nuk e përkrahu askush

Infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Enlirat Duraku, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga vendi i tij i punës në këtë institucion dhe se e ka ndërprerë grevën gati 1 mujore.

Duraku përmes një postimi në Facebook ka thënë se që nga fillimi i grevës ka humbur 18 kilogramë, duke rënë në 66 kg nga 84 sa kishte para fillimit të grevës së urisë.

Postimi i plotë:

DORËHEQJE NGA VENDI I PUNËS NË QKUK

Miërpo in shaa Allah këtu jam ende o gjallë, mejse me 66kg nga 84 sa kisha para greve.

Nga sonte e ndërprej grevën pasi që nuk ka qëllim më, ndërsa ju nuk më përkrahët asnjë.

Ma bëni halall, mirëpo ju duket se je i të knaqur me trajtimin që infermierit po i bëhet.

Për ata që kanë pasur respekt edhe i kam respektuar, çdo të mirë në jetë, ndërsa për të tjerët Lus Allahun e Madhërishëm që parat që i marrin në emër të edukimit të infermierit, Ai e di se çka vepron.

Sa për shokë, 21 vitë nuk kisha pas as edhe një duket.

Ne vuajm për bukën e gojës dikush del jashtë vendi për pushim, këtu lë këlyshërit, ndërsa kishe brengosem para mediave kinse infermieri është lodhur, e ata të shkretë prap në punë si natën 18€, si vikendeve 18€ si festave, njejtë.

Shihemi pas zgjedhjeve.

Ju i meritoni, infermieri meriton :

1. Pagesën e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
2. Pagesën e orëve shtesë dhe punën gjatë vikendeve,me gjithë respektin për mjekun dhe punën e tij, gjatë vikendi paguhet 1000% më tepër se infermieri, kjo nuk do thotë që nuk i meriton mirëpo infermieri 18€ !!!
3. Pagesën e rrezikshmërisë,
4. Trajtimin si njeri e jo skllav

Këto do të realizohen, ky është premtim in shaa Allah.

Edhe një informatë ministri sa për fushatë në mes të tjerëve ka dërguar propozimin për pranimin e 240 infermierëve.