Lajmi i fundit: Infektohen me koronavirus një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor në Prokurorinë e Gjilanit

Një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini.

“Ju informojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor. Për momentin gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë vetizoluar”, ka thënë Xheladini

Ajo ka bërë të ditur se për shkak të kësaj gjendje është reduktuar stafi dhe janë duke u trajtuar vetëm rastet e natyrës urgjente.

Kujtojmë se u konfirmuan 183 raste të reja. Deri më tani në vendin tonë kanë vdekur 82 persona që janë prekur me coronavirus.