LAJMI I FUNDIT| I gjuajtën policët me armë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, arrestohen dy persona

Në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës, sapo ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Demokracia.com ekskluzivisht ka mësuar se dy persona, me një veturë të tipit BMW, ngjyrë e zezë, nuk i kishte respektuar urdhrat e policisë për t’u ndalur.

Pas mosndaljes së tyre, siç mëson Demokracia.com, Policia ishte vënë në ndjekje, me ç’rast njëri nga personat në veturën BMW kishte shtënë me armë në drejtim të policisë, por kjo kishte rezultuar pa pasoja.

Demokracia.com ka mësuar se Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të dy personat e përfshirë në këtë rast dhe e ka gjetur dhe konfiskuar edhe armën me të cilin ishte gjuajtur në drejtim të policisë.