Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Ky takim është konfirmuar nga zyra për informim e AAK-së.

Takimi pason një sërë përplasjes ndërmjet kryeministrit Hoti dhe kreut të AAK-së, sidomos për procesin e dialogut me Serbinë.

Po ashtu një përplasje e re ka nisur edhe sa i përket ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, ku Hoti i ka pezulluar përkohësisht punimet. /Ballkani.info/