LAJMI I FUNDIT: Gruaja në Prishtinë tenton të vrasë një burrë

Një grua në Prishtinë ka sulmuar një burrë, me ç’rast viktima është shtruar në QKUK.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti po cilësohet si ‘Vrasje në tentativë’.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.