LAJMI I FUNDIT: Gjykata merr vendimin për Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë vendosur shpalljen e Tahirit të fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai dënohet me 3.4 shërbim prove.

Bie akuza e krijimit të grupit të struktuar kriminal, korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” .

Seanca e sotme e marrjes së vendimit ishte maratonë. Gjyqtarët u ngujuan në dhomën e këshillimit për 9 orë me radhë. Gjyqtarët u tërhoqën për vendim rreth orës 12:00 të mesditës, ndërsa mësohet se edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin nëse Tahiri ishte fajtor apo jo. Fillimisht ishte njoftuar se gjyqtarët do të bënin publik vendimin në orën 16:00. Vendimi për Tahirin u njoftua rreth orës 21:55 minuta, pra pas rreth 10 orësh nga momenti kur gjyqtarët u kyçën në dhomën e këshillimit.

Kujtojmë se ish-ministri gjatë ditës është mbrojtur në lidhje me akuzat duke treguar se prokuroria nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë. Prokuroria kërkoi 12 vite burg i cili i përkthyer në gjykim të shkurtuar shkonte në 8 vite.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Ish-ministri akuzohet për tre vepra penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj.

loading…