Një gjuajtje me armë raportohet se ka ndodhur në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë të martën mbrëma.
Dyshohet se në këto të shtëna është plagosur një person. Këto pretendime Ballkani.info nuk ka mundur ende t’i konfirmojë nga policia.
Gazetari i Ballkani.info ka qëndruar te vendi i ngjarjes, ku janë gjetur edhe gëzhoja. Aty janë policia dhe hetuesit. /Ballkani.info/









