LAJMI I FUNDIT: Gjendjet pa shenje jete në veturë picamenja nga Gjilani

Para pak minutash është gjetur pa shenja jete punëtorja e një picerie të njohur nga Gjilani.

Ajo është gjetur e vdekur në komunën e Parteshit, në veturën që e bartë logon e picerisë së Gjilanit.

Vdekjen e ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.