Një biznesmen u gjet pa jetë sot në mengjes ne ambientet e prones se tij. Ai mban inicialet N.D i moshes 58 vjeç. Biznesi i tij ëshrë në autostraden Tiranë Durrës.

Ja njoftimi i policisë:

/Informacion paraprak:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.