Edhe një sulmues i vdekur është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, ka thënë ai.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.