LAJMI I FUNDIT: Edi Rama thotë se do ta padisë Ramush Haradinajn për shpifje. Thotë fjalë të rënda për Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me tone të ashpra kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se do ta padisë në një gjykatë të Kosovës Haradinaj për shpije, për deklaratën e kryeministrit kosovar se me ndarjen e Kosovës nga treshja Rama-Thaçi-Vuçiq këta do të përfitonin 10 miliardë euro, aq sa është vlera e Trepçës.

Në fakt Haradinaj ka thënë se Kosovës do t’i hiqeshin 10 miliardë euro nëse ndahej Kosova sipas idesë së kësaj tresheje, pasi që Kombinati Trepça do t’i takonte Serbisë, shkruan Ballkani.info.

“Unë e kam një zyre ligjore që po merret me këtë dhe se shpejti do ta dërgojë padinë për shpifjë në gjyq në Kosovë dhe ai zotëria (Haradinaj) të vijë e të provojë para gjykatës se do të ndaheshin ato 10 miliardë euro”, ka thënë Rama në opinion.

“Që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë dhe që do të ndaheshin këto… Nuk di çfarë të them dhe plus kësaj të marrë aq vota në zgjedhje, bravo i qoftë”, ka ironizuar Rama.

“Është personi që do të dalë publikisht sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt pas takimit në Berlin se tha se unë i bëra presion për heqjen e taksës, por unë nuk i kam bërë presion, por i kam thënë se kjo që po të propozon Macron të vjen një herë në jetë. Ky e ka pasur rastin t’i jep Kosovës liberalizimin e vizave, sepse në sy të Merkelit, Macronit dhe të gjithëve të tjerëve që ishim në Berlin i është thënë kjo. Macron i ka thënë me jep 4 muaj që do të futëm unë bashkë me Angelën dhe ti perzullojë taksën, Serbia të pezullojë fushatën dhe nëse pas 4 muajsh nuk heqën vizat, unë do ta bëjë këtë. Kështu i ka thënë Macron. Por ai me kokëfortësinë e tij nuk e pranojë”, ka thënë Rama. /Ballkani.info/

loading…