LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se dy policë janë goditur nga një veturë në Kodrën e Trimave, po trajtohen në QKUK

Dy policë besohet kanë mbetur të lënduar rëndë sot pasdite në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Burime të Ballkani.info kanë bërë të ditur se dy policë janë goditur nga një veturë e tipit Opel, ngjyrë hiri dhe të njëjtit janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku edhe po trajtohen.

Ballkani.info ka tentuar të flas me Policinë e Kosovës për ta konfirmuar këtë lajm, mirëpo deri më tash nuk ka mund të marrë ndonjë informacion zyrtar.

Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje…