Lajmi i FUNDIT! Djali i Tomë Gashit sulmon fizikisht ish-deputetin e PSD-së Frashër Krasniqi

Është sulmuar fizikisht ish-deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi nga djali i avokatit, Tomë Gashit.

Lajmin e ka bërë të ditur PSD-ja përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se sulmi ka ndodhur pa asnjë arsyje dhe pa asnjë zënkë paraprake, ku i njejti ka përdorur kështu gjuhë fyese edhe ndaj Nol Nushit.

Tutje në njoftim PSD-ja ka theksuar se sharjet masive, kërcenimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet.Ky sulm vjen vetëm disa ditë pas një debati të ashpër me fyerje e ofendime që u zhvillua në RTK ndërmjet Tomë Gashit e Nol Nushit të PSD-së. Në atë debat ishte përmendur edhe djali i Tomë Gashit nga ana e Nushit të PSD-së, gjersa nuk ishte kursyer as Gashi i cili me tone ofenduese ia kishte përmendur nënën dhe motrën.

“Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin.
Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret.Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri.Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet”, thuhet në njoftim.