LAJMI I FUNDIT: Detaje nga të shtëna armësh në lagjen Tophane të Prishtinë (VIDEO)

(I plotësuar) – Një person është plagosur si pasojë e përdorimit të armëve në mbrëmjen e së hënës në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen Tophane të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka thënë se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimi i rastit.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur (në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia po punon në identifikimin e të dyshuarve dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me ngjarjen.

Të shtëna armësh në lagjen Tophane

Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Tophane të hënën në mbrëmje.

Në vendin e ngjarjes është parë policia dhe një autoambulancë.

loading…