Tashmë ka kaluar gjysmë orë që kur është dashur të fillojë mbledhja e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet qeveria e re e Kosovës.
Tashmë në sallë kanë hyrë të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa së fundi aty kanë filluar të hyjnë edhe deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, shkruan Ballkani.info.
Këto dy parti ende nuk kanë treguar nëse do të qëndrojnë në sallë kur të votohet qeveria në krye me Albin Kurtin. /Ballkani.info/







