Policia e Kosovës

LAJMI I FUNDIT | Bastisen katër lokacione në veri, ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave

Dy persona të dyshuar të moshave 46 dhe 53-vjeçare janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më herët, ndërkaq një tjetër është në kërkim.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se janë bastistur katër lokacione, tha se të dyshuarit po intervistohen.

“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)” tha Elshani.

Ai tutje shtoi se personat e ndaluar janë në fazën e intervistimit, dhe se sipas tij, ajo se çfarë do të ndodhë me ta do të vendoset pas intervistimit të prokurorit.